Home Aktualitet Policia e Durrësit: Trupi i gjetur pa shenja dhune dhe me gjithë...

Policia e Durrësit: Trupi i gjetur pa shenja dhune dhe me gjithë gjymtyrët

Policia e Durresit ka mohuar zerat se ne trupin e gjetur 4 milje ne det ka pasur shenja dhune dhe se i mungonin gjymtyret. Në një komunikatë zyrtare, zëdhenesja ka dhëne detaje duke sqaruar se trupi nuk ka qene i lidhur dhe po ashtu nuk jane evidentuar sjenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.