Home Kronika Policia aksion në Vlorë, kontrolle për kamerat e instaluara nga grupet kriminale

Policia aksion në Vlorë, kontrolle për kamerat e instaluara nga grupet kriminale

Kanë nisur edhe në Vlorë kontrollet për zbulimin e kamerave të sigurisë të instaluara në rrugët e qytetit, apo në biznese lokale, të cilat mund t’i shërbejnë organizatave kriminale.

Aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, teksa policia e Vlorës shprehet e rezervuar në dhënien e informacioneve, madje edhe aksionin në fjalë po e zhvillon në mënyrë diskrete. Kujtojmë që brenda dy viteve të fundit policia e Vlorës ka instaluar kamera sigurie në rrugët kryesore të qytetit, projekt i cili po vijon ende. Do të ketë një kontroll të imtësishëm edhe në serverat e këtyre kamerave sigurie për t’u siguruar se në mënyrë private edhe tek ato mund të ketë ndërhyrje nga organizatat kriminale.

Gjithashtu po krehet zona në një territor të gjerë, për të evidentuar vendet ku mund të jenë vendosur kamera të tjera sigurie veç atyre të policisë së shtetit.

Policia e Vlorës konfirmon se deri tani ka patur kontrolle dhe sekuestro të kamerave të sigurise për gjithe ata persona të cilët i kanë vendosur ato në kundershtim me ligjin.

Në shumë zona të qytetit janë vendosur kamera sigurie në hapësira publike që nuk i takojnë biznesit apo individëve. Këto kamera sigurie cënojne privatësinë e qytetarëve, teksa mund edhe të përdoren nga eksponent të krimit të organizuar.

Previous articleTakimi me Lajçak, Kurti: Ka përmirësim të atmosferës për njohjet, por jo hapa konkret
Next articleOligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e Berishës, në 2007 ndërtoi dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda