Home Editorial Po ikën pushteti apo po ikën shteti

Po ikën pushteti apo po ikën shteti

turiNga Artur Llana / Nuk ka as më të voglin dyshim që ky pushtet po ikën. Rasti i mundëshëm që ai mund të qëndrojë do të jetë fatal më shumë për ata që po kërkojnë ta mbajnë. Ka një filozofi të çuditëshme në këtë tranzicion, që retorikat për të ndenjur në pushtet janë thjeshtë ca britma për t’i kuptuar militantët, po në fakt pas kronikave me zëdhënse që janë bërë si një lloj mjeti në mjeksi për t’u çliruar nga kapslliku tregon qartë se pas lajmëve të pushtetit me femra delikate që zëvendësojnë ofshamat me komunikata të diktuara, është një tjetër realitet. Katër muaj para se të nisë fushata elektorale, administrata është totalisht e braktisur dhe ajo që është më e keqja ka të njëjtin ritëm edhe brenda llojit. Kjo është e pranushme pasi edhe vetë faza e përzgjedhjes së kandidatëve brenda çdo lloj partie është tashmë në luftë bërrylash. Lum ai që ka vënë dorën prapa dhe ka ndonjë gjë para për të ecur drejt listës. Gjithsesi nuk është se dora ruan shumë. Partia Demokratike ka bërë aktin më të turpshëm duke imituar atë që ka bërë pikërisht Fatos Nano në vitiun 2005. Pra ajo ka mobilizuar një tufë militantësh dhe pensionistësh që po kërkojnë ose të mbajnë postet ose të mbajnë jetën me rritje pensioni. Për këtë ajo ka mobilizuar të gjithë kontigjentin e hajdutëve me pushtet dhe të gjithë ata që kanë abuzuar me zyrat e shtetuit ose duke marrë poushtet ose duke marrë tendera me anë të tij. Në vitin 2005, Nano bëri të njëtën gjë. Ja mbushi mendjen njerëzve se e kishte të sigurtë fitoren, se duhet të vidhnin dhe të mos e çanin menderen se ja kishte dhënë “ok” Amerika që nuk e donte Sali Berishën. Fakti që PD-ja ka një kastë në shumicë komunistë ose spiunë e bën të realizueshme skenarin e Berishës që u ka thënë të gjithëve se fitorja është e sigurtë. Në një vend demokratik, nëse gazeta e partisë do të shkruante siç shkroi RD-ja para disa ditësh se zdhedhjet e 23 qershorit i kishte fituar në janar, do të kishte pasoja të tjera përveç tirazhit dhe atyre që e marrin atë jo se e besojnë po se i ka bërë abonentë Arqile Gorea. Ka vetëm dhjetë ditë që ka hyrë ky vit i ri dhe aktualisht në Shqipëri ka nga një vrarë ose më shumë për çdo ditë. Ky është bilanci që kjo qeveri do ti kërkojë votën qytetarëve të sajë për t’i thënë se jemi vendi i katërt në botë për rritje ekonomike, të paktën duke na lehtësuar që nuk jemi i treti se kush i numëron me gishtat e dorës vendet e shikon vetë se ku është. Ka disa ditë që qeveria është futur në një lojë të turpshme duke nxjerrë zëdhënëse herë të dobët dhe herë me ca kile më shumë sipas variantit: o shtet na bërë me shnet”, dhe po kërkon të mbajë larg realitetin që ka hyrë ky vit. Kësaj loje turpësisht po i shkon pas edhe opozita. Sali Berisha është mjeshtër për të zhvendosur vëmendjen. Ai ka ditur që kur kishte viktima në sheshin mes të Tiranës të fliste për rëndësinë që kishin arrorët, ai po bën të njëjtën gjë edhe tani ku mjeshtërisht ka hapur një debat për futbollin, kur jam i sigurtë që vet nuk ka gjuajtur asnjë penallti në jetën e vet. Opozita shqiptare ka kohë që bie në këtë grackë. Në ikje pushteti është jo vetëm qesharak po edhe i frikshëm. Taulant Balla është bërë si personazhi i portokallisë që vjen për audicion nga Pishkashi. Nuk vë asgjë në dyshim nga ato që thotë ai. Ajo që më tremb është se sa herë del ai, njerëzit të lodhur, të paditur, të marrë peng dhe mosbesues nuk ju intereson se sa rrogë apo para ka marrë Argita po shprehen se ai, Taulanti i çau bythën përditë. Nuk është hera e parë që ndodh kjo në Shqipëri. Po mjeshtërisht këtë lloj zanati e njeh vetëm Sali Berisha. Ai ka ditur që ta largojë Arben Imamin si gjenerali i vdekjes, Neritan Cekën si ish ministrin e Nanos, Genc Rulin si hajdut OJQ-sh, etj, po ama ai ka ditur mjeshtërisht ti ketë sot ata rreth vetes duke e ditur mirë se kush është pushteti. Duke e ditur mirë se pushteti është jo gjithmonë shteti, po edhe oborri i interesave të atyre që i fali dhe i mori në gji. Askush nuk e vë në dyshim sot në Shqipëri se po ikën pushteti. Po më e dhimbëshmja është se po ikën edhe shteti dhe kjo, jo se mbajnë “halimat” e PD-së, po se mekanizmi është bërë i tillë. Në pritje të zgjedhjeve administrata militante është hedhur në sulm për të vjedhur se i kanë mbetur edhe katër muaj kohë. Ata që janë më të rafinuar janë hedhur në sulm për të mbyllur ca letra, ndërsa pjesa tjetër është hedhur në sulm duke kërkuar shtetin e pushtetit që po ikën. Në të gjithë këtë situatë ka një fajtor që është qeverisës dhe që quhet Sali Berisha, për të gjithë njerëzit që mori rreth vetes dhe për të gjithë ata që ju bashkuan PD-së si injorantë apo hajdutë. Po në këtë situatë ka dhe një njeri që është fajtor dhe ky është Edi Rama. Nuk ka pse Taulant Balla të lexojë përditë të njëjtën gjë vetëm për të treguar se po bëjnë opozitë. Që Argita e të tjerë pas saj, kanë vjedhur kjo nuk ka dyshim. Por ama i takon Ramës dhe vetëm Ramës të dalë publikisht dhe të thotë se nuk do të bëjë kompromisin me Berishën siç bëri ky i fundit me Nanon, pasi mori votat dhe pushtetin. Sot ka një dyzim të mentalitetit jo nëse do të ikë PD-ja nga pushteti ose do të vijë PS-ja. Nuk fiton PS-ja kurrë, po humbet thellë PD-ja dhe kjo për faktin se opozita ka një fytyrë kryeministri që është thyer në momentete fundit. Nëse ka fakte për familjen Berisha duhet të dalë Edi Rama dhe t’i thotë, ashtu siç bëri Sali Berisha me fjalën rruspa në vitin 2000. Nëse nuk po e bën këtë atëherë po pret kompromisin, për të ikur vetë Berisha, po për të mos e ngacmuar për ato që ka bërë se i ka thënë Balla. Rama t’i thotë nëse janë të vërteta dhe aq më shumë që shqiptarët nuk duan rrotacion hajdutësh me bazë të gjërë koalicioni.

Previous articleMinistria e Arsimit kërcënon mësuesit, Mos guxoni të bëni protesta për pagat
Next articleOlldashi mashtron qytetarët. U premton 24 orë ujë, u jep 30 minuta