Home Rajoni Plas sherri në eventin muzikor në Athinë, plagoset moderatorja e njohur dhe...

Plas sherri në eventin muzikor në Athinë, plagoset moderatorja e njohur dhe këngëtarja Elena Paparizou (VIDEO)

Një skenë dhune për pak sa nuk ka tronditur ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards 22” në Athinë. Protagonistët e episodit të rëndë, videot e të cilit po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale ishin dy persona që u përleshën me rojet e sigurisë duke shkaktuar kaos absolut në arenë.

 

 

 

Intensiteti ka qenë aq i madh sa që eventi është ndërprerë për rreth 15 minuta derisa janë qetësuar gjakrat. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur moderatorja e njohur greke Roula Koromila dhe është lënduar lehtë këngëtarja e mirënjohur Elena Paparizo.

 

Një foto e publikuar e tregon moderatoren Koromila në shkallë duke marrë ndihmën e parë.

Sa i përket Elena Paparizou, ajo ndodhej shumë pranë vendit ku ka ndodhur përleshja dhe është shtyrë furishëm duke vrapuar për t’u larguar nga vendi.

Sherri nisi në podiumin zyrtar, teksa dy persona kanë nisur të shtyhen me njëri-tjetrin, ndërsa turma është afruar për t’i ndarë.

foto galeri foto galeri