Home Sport Pique acarohet, e akuzuan se merrte 28 milionë në vit

Pique acarohet, e akuzuan se merrte 28 milionë në vit

Ditët e fundit, shtypi spanjoll ka sulmuar Gerard Piquè, i “akuzuar” se fiton gati 30 milionë euro bruto në vit. Qendërmbrojtësi i lodhur nga aludimet për pagën e tij, ka marrë një vendim të bujshëm, duke publikuar llogaritë që tregon 50% të pagës që merr nga klubi katalanas. Një mënyrë për t’i dhënë fund spekulimeve për të.

Barcelona po përjeton një krizë të paprecedentë financiare dhe kapiteni Gerard Pique ishte një nga lojtarët e parë që takoi drejtuesit e klubit duke shkurtuar një pjesë të madhe të pagës. Por sipas një gazetari të Esport3, mbrojtësi në fakt mbeti lojtari më i paguar në skuadër, me një pagë bruto prej 30 milionë euro në sezon. Për të qenë të saktë 28 milionë.

 

Menjëherë ka ndërhyrë Barcelona, ​​e cila ka mohuar shifrat dhe ka saktësuar se së bashku me Busquets dhe Jordi Alba, Pique kishte rënë dakord për uljen e pagës. Por mbrojtësi donte të shkonte më tej duke vendosur në llogarinë e tij në Tëitter që tregon se sa është paga e tij realisht: rreth 4.6 milionë euro në sezon, shumë larg nga 28 milionë bruto që ishte përfolur.

Fotoja me 2.3 milionë euro në llogarinë e tij të publikuar nga Piquè tregon një realitet ndryshe nga gazetari.”Ja 50% e pagës sime, e paguar më 30 dhjetor. Na respektoni pak”, ishte mesazhi i mbrojtësit.

Previous articleVdekja e 3-vjeçarit në Fier/ Policia arreston edukatoren e kopshtit privat
Next article“21 Janari i mundshëm?”/ Frika dhe trazirat bëjnë që snajperistët të jenë të gatshëm mbi Kryeministrinë