Home Sport Pike paralajmëron rivalët: Bëhuni gati, Barcelona është kthyer më e fortë se...

Pike paralajmëron rivalët: Bëhuni gati, Barcelona është kthyer më e fortë se kurrë

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, i ka lëshuar një mesazh paralajmërues rivalëve të katalanasve në Kupat e Europës dhe La Liga. Pas suksesit 4-2 në Napoli që i siguroi kualifikimin për në 1/8-at e finaleve në Ligën e Europës, mbrojtësi – autor dhe i një prej golave të fitores – ka deklaruar qartë se Barcelona është kthyer në origjinën e saj.

“Kishim kohë që nuk luanim kaq mirë jashtë fushës sonë në kupat e Europës. Por e kemi bërë në Napoli ndaj një rivali të denjë për Champions. Jemi kthyer në origjinë, duke kontrolluar topin dhe dominuar lojën. Ky është një mesazh për të gjithë se Barça e madhe po kthehet.

Po kalojmë një moment mjaft të mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë. Gjatë kësaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra. Ne ishim të bindur se ky moment do të vinte, sepse baza e skuadrës është.

Tani duam të fitojmë Ligën e Europës. Personalisht jam i kënaqur dhe me paraqitjen që kam bërë. Nëse do të isha sulmues do të shënoja 20 gola në sezon”, ka thënë Pike.

PANORAMASPORT.AL