Home Politike Petrit Vasili : Borxhi publik shkaterrimtar, vetem per te paguar vjedhjet e...

Petrit Vasili : Borxhi publik shkaterrimtar, vetem per te paguar vjedhjet e qeverise!

Shqiperia eshte sot mberthyer nga nje borxh publik i tmerrshem prej rreth 13.5 miliard euro, i cili nuk u ka sjelle asnje te mire shqiptareve.
Me miliarda euro borxh dhe asnje veper e madhe publike, asnje sherbim te ri, asnje rritje te punesimit, as shtim te bisneseve, por vetem falimentim masiv te tyre, mjerim qe ka sjelle nje shpopullim trondites per ekzistencen e Shqiperise.
Miliarda euro te marra borxh pa kurrfare zhvillimi ekonomik dhe prova eshte fakti qe: nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte,
Vetem per vitin 2022, Qeveria ka pagur në total 780 miliardë lekë, afërisht 780 milionë dollarë për shërbimin e borxhit.
Krahasuar me nje vit me pare rritja është drastike, me rreth 100 milionë dollarë.
Produktiviteti i borxhit te marre nga rilindja sot eshte ne nivele skandaloze, pasi për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar vetëm 84 lekë, pra në nivel më të ulët se niveli i borxhit.
Per krahasim psh. në vitet 2000-2005, për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar 193 lekë.
Vetëm kosto e interesave për vitin 2022 ka arritur në 39.6 miliardë lekë, afërisht 390 milionë dollarë.
Interesat e borxhit për vitin 2022 rezultojnë sa 3,79% e PBB.
Mashtrimi i Edi Rames dhe qeverise me Borxhin Publik, ku miliarda euro koncesione e PPP dhe deturime te palikujduara nuk deklarohen dhe nderkohe Qeveria me nje histeri vrastare ekonomike vazhdon e merr qindra milion euro te tjera borxh kane çuar vendin ne buze te gremines dhe kolapsit ekonomik.
Asnje mashtrim rilindas nuk zgjidh asgje sepse shifrat jane asgjesuese dhe situata ekonomiko shoqerore flet vete, qofte me thellimin e varferise uljen e konsumit dhe shpopullimin masiv.
Ndaj largimi i ketyre grabitqareve dhe hajduteve eshte zgjidhja e vetme per te shpetuar Shqiperine nga humnera ku po e con Edi Rama me hajdutet e tij.
Previous articleTakimi në Qendrën Kulturore Aleksandër Moisiu, Durrës ,mbi krijimtarinë letrare të shkrimtarit  Vladimir Muça
Next articleAncelotti: Kampionati edhe më i vështirë pas barazimit