Home Portret Personazh/ Zhvillimi teknologjik i Portit në eksperiencën 26 vjeçare të Ing. Vegim...

Personazh/ Zhvillimi teknologjik i Portit në eksperiencën 26 vjeçare të Ing. Vegim Hotit

 

Ing. Vegimi e ka nisur rrugëtimin e tij profesional në Portin e Durrësit 1 vit para trazirave të vitit të “mbrapshtë” ’97, kohë kur vendi vuante nga paqëndrueshmëri politiko-sociale, pikërisht më 1996-ën. Me një formim rigoroz në fushën e elektronikës, mbi të cilën “lëviz” sot bota, Hoti, tregon se Porti në atë kohë, ashtu si në të gjithë vendin, funksiononte me letra të shkruara me dorë dhe ku nuk kishte shumë “vend” teknologjia.

“Në ato vite gjithçka funksiononte në mënyrë manuale, ne letër, ne në Port kishim vetëm 4 kompjuterë të instaluar në funksion të shërbimeve financiare. Natyrisht që nuk mund ta krahasojmë zhvillimin teknologjik të asaj kohe me sot, kur elektronika dhe informatika po “udhëheqin” zhvillimin teknologjik ne nivel botërore, tregon Ing. Vegimi.
“ Këto 26 vite në Port, më kanë shërbyer për të prekur nga afër pothuajse gjithë ecurinë e zhvillimit teknologjik të kompanisë, por jo vetëm, pasi natyrisht që ndryshimet janë të mëdha dhe të prekshme nga afër. Porti i Durrësit bashkon bashke interesat e një komunitet i mirëfillte portual publik dhe privat , ku thelbin e ka te përpunimi i ngarkesave dhe teknologjia e sistemet e reja duhet të ecin me të njëjtin ritëm edhe në këtë sektor”, shprehet Hoti.
“Një ndër shumë privilegjet e të punuari në një institucion kaq të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, është të qenit shumë të lidhur me instanca dhe organizma ndërkombëtare që i kanë shërbyer dhe vijojnë t’i shërbejnë shumë, shkëmbimit të eksperiencave dhe kualifikimeve për punonjësit. Mund të tregoj këtu, nga eksperienca personale, që kam kryer vazhdimisht trajnime me partnerë e huaj”, pohon Vegimi.
Sot, falë zhvillimit teknologjik shumë shërbime dhe komunikime në përditshmërinë e punës së Portit kryhet nëpërmjet sistemeve të integruara informatike, duke lehtësuar dhe përshpejtuar shumë procesin e punës ne elementet kryesorë të zinxhirit të përpunimit te mallrave.
Ing. Hoti, është pjesë e stafit akademik, eksperiencë e cila e mban të lidhur me të rinjtë, që gjithnjë e më shumë po ju shtohet interesi për degët e arsimit profesional.
“Teknologjia e informacionit dhe komunikimit, dhe sidomos interneti i “gjërave” i integruar me automatikën industriale të aplikuara në detari janë profilet e së ardhmes që shume shpejt do të rrisin nivelin e dixhitalizimit të proceseve, duke na çuar drejt porteve dhe anijeve “intiligjente”, si pjesë e zinxhirit te logjistikës, shprehet në fund Hoti, në mesazhin drejtuar të rinjve.