Home Rajoni Përshkallëzohet tensioni/ Paralajmërimi i ri i Turqisë: Greqia do të ketë pasoja...

Përshkallëzohet tensioni/ Paralajmërimi i ri i Turqisë: Greqia do të ketë pasoja të rënda…

Zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka lëshuar kërcënime të reja ndaj Greqisë, shkruajnë sot mediat greke.

Sipas tij, në rast se Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detarë në 12 milje siç e lejon ligji ndërkombëtar, edhe në Kretë, do të ketë “pasoja të rënda”.

“Ne do të rezistojmë ashpër, nuk do ta pranojmë”, raportohet të ketë thënë ai, sipas Protothema.

Kur u pyet nga një gazetar se cila do të ishte përgjigja e Turqisë nëse Greqia zgjeronte ujërat e saj territoriale në Kretë, Kalin u përgjigj:

“Kohët e fundit, Ministri i Jashtëm tha gjithashtu se çdo zgjatim prej më shumë se 6 miljesh, jo më 12 miljesh, do të përballet me kundërshtime dhe rezistencë të ashpër nga Turqia.

Ta bëjmë të qartë. 12 milje jo e jo, por nuk mund të pranohet as 6, 7, 8 dhe 9 milje. Dhe kjo do të ketë pasoja të rënda për Greqinë. Ne presim dhe shpresojmë që ata të mos përdorin rrugë të tilla. Nëse ndërmarrin hapa në këtë drejtim nuk do t’i lëmë kurrë pa përgjigje”, tha ai.

Previous articleRama shtron darkë për një grup “pensionistësh të veçantë”
Next articleVrau të riun nga Kukësi dhe plagosi një tjetër pas konfliktit në një lokal nate në Prizren, dosja e plotë e krimeve të ‘Kobrës’