Natë e vështirë në Tiranë. 24 orë para festës së finales së shumëpritur në ‘Air Albania’ mes Romës dhe Feyenoord, ka pasur incidente dhe tensione në të gjithë Kryeqytetin. Përplasja ka nisur në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, një prej zonave më të frekuentuara për jetën e natës në kryeqytet, ku 200 tifozë ultras të Feyenoord kanë përdorur shkopinj dhe gurë ndaj uniformave blu. Uniformat blu kanë ndërhyrë por tifozët e Feyenoord nuk u qetësuan, duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit.
Të pajisur me gur dhe sende të forta në duar, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit ‘Air Albania’, por u ndaluan nga policia dhe u shpërndanë në disa lagje të kryeqytetit. Ndërkohë që ka pasur tensione edhe nga tifozët nga Italia. Ata kanë qenë te Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe janë përleshur me policinë. Situata është vënë nën kontroll ndërkohë që forcat e policisë kanë qnë në tërren, të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe homologët e tyre nga Holanda dhe Italia.