Home Politike Përmbytjet në Lezhë/ Gjekmarkaj: Batërdia urbane po shfaq pasojat, duhet nderhyrje, jo...

Përmbytjet në Lezhë/ Gjekmarkaj: Batërdia urbane po shfaq pasojat, duhet nderhyrje, jo sehir

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në qarkun e Lezhës.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Gjekmarkaj shprehet se situata në qytet është katastrofike, ndërsa uji sipas tij ka përmbytur shtëpi e biznese.

Teksa i bën thirrje Bashkisë Lezhë dhe emergjencave civile,  që të jenë pranë qytetarve, deputeti shkruan se batërdia urbane po shfaq pasojat e saj në çdo stine në kurriz të qytetarve.

“Gjendja e permbytjeve në Lezhe është katastrofike. Uji vershon kudo, në shtepi dhe biznese. Baterdia urbane po shfaq pasojat e saj në çdo stine në kurriz të qytetarve. I bëj thirrje Bashkisë Lezhë dhe punonjesve të saj, emergjencave civile, qeverisë që të jenë pranë qytetarve në keto momente te veshtira. Duhen akte dhe jo fjale. Duhet ndihme dhe jo propagandë. Duhet nderhyrje dhe jo sehir”-shkruan Gjekmarkaj.

Previous articleTentuan të vrisnin çiftin Paluca, kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë
Next articleZgjedhje të parakohshme në Maqedoni? Shqiptarët faktor në ndryshimin e qeverisë