Home Politike Përmbytjet dhe dëmet kolosale në Shkodër, Spahia: Situata më e keqe se...

Përmbytjet dhe dëmet kolosale në Shkodër, Spahia: Situata më e keqe se ajo e vitit 2010

Kryetari i Bashkisë në Shkodër ka bërë thirrje për prezencën e shtetit në dëmet kolosale që janë shkaktuar në këtë qarq si pasojë e reshjeve të dendura që u shënuan gjatë ditës së djeshme, ku mes të tjerash shumë banesa u përmbytën dhe shumë të tjera mbetën pa enegji elektrike. Ai thotë se situata është më e keqe se ajo e vtiti 2010-2011, pasi reshjet intensive kanë sjellë prurje të jashtëzakonshme të cilat sipas tij shembën edhe urën e vjetër të Bahçallëkut. Ndër të tjera Spahia, shprehet se në këto kushte janë të domosdoshme mjetet si gomonia, varka dhe stafet e specializuara.

“Situata është shumë më e keqe se ajo e vitit 2010-2011 sepse shpejtësia me të cilin po rritet uji nuk ka të krahasuar. Shpresoj që të mos kemi më reshje dhe shkarkime sepse do të përkeqësohet situata. Ai shkarkim ka sjellë ato prurje të jashtëzakonshme që sollën edhe shkatërrimin e urës së vjetër të Bahçallëkut. Shkodra momentalisht është e izoluar sepse është bllokuar aksi që kalon mbi urën e vjetër, për shkak se paraqet rrezikshmëri të lartë. Mjetet janë ndaluar dhe kam lajmëruar edhe për ndalimin e kalimtarëve. Ne kemi vënë menjëherë në lëvizje edhe mekanizmat tona dhe kemi ngritur grupet e emergjencës. Kemi hapur ehde dyert akomoduese për qytetarët ku kemi 350 vende për përballimin e një fluksi për persona dhe familje të evokuara. Nuk duam që të humbasim një moment në emergjenca të tilla që mund të rrezikojnë edhe jetën e njerëzve. Kemi domosdoshmëri për prezencën e shtetit. Duam mjete të duhura dhe gomone e varka, si dhe stafet e specializuara”, tha Spahia në RTV ora.

Kryeqendra e Veriut është zgjuar nën ujë. Qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë të rrethuara nga uji. Qarkullimi në disa zona është bllokuar, përfshirë dhe kalimin në urën e re të Bahçallëkut, pasi e vjetra u shemb e pjesët e saj rrezikojnë të përplasen me të. Ndërprerja e lëvizjes mbi Urën e Bahçallëkut bën që Shkodra të izolohet nga pjesa tjetër e vendit./Dosja.al

Previous articleMe karrierë të gjatë në ‘luftën’ kundër korrupsionit, kush është prokurori i posaçëm që do kryejë hetimet ndaj ish-Presidentit Trump
Next articleTensionet në veri të Kosovës, nis takimi mes Kurtit dhe Borrell