Home Kronika Përgjimet e SPAK: Banda e Durrësit po bënte gati atentat tjetër ndaj...

Përgjimet e SPAK: Banda e Durrësit po bënte gati atentat tjetër ndaj ‘Rrumit të Shijakut’ dhe ish-prokurorit Ndoja

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e SPAK-ut për goditjen e bandës së Plaurent Dervishajt, e cila rezulton se është organizatorja e atentatit të nëntorit të vitit 2019 ku shënjestra ishte Landi Muharremi ose Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, ku në atë krim u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku.

Policia arriti të arrestonte Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani e Juljan Pjetri, ndërsa shpalli në kërkim shtetasit Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi.

Burime bëjnë me dije se përmes përgjimeve të cilat kanë nisur që në vitin 2020, SPAK mundi të zbulonte planin e personave të përfshirë dhe pjesë e dosjes janë disa episode bisedash që tregojnë të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim duke planifikuar një tjetër atentat, pas atij të 1 nëntorit 2019.

Mësohet se urdhër-arrestet për këta persona janë firmosur në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 dhe janë mbajtur sekret, pasi prokurorët sipas informacioneve që kishin rezultonte se eksponentët e kësaj ngjarjeje që janë shpallur në kërkim ishin duke diskutuar për t’u kthyer në Shqipëri.

Por më pas Prokuroria e Posaçme, duke vlerësuar se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe mund të kishte ngjarje të tjera kriminale, prokuroria ka vendosur që të bëjë publik aksionin dhe të arrestojë 5 personat që sot dolën për masë sigurie, duke iu caktuar “arrest me burg”.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se Ramazan Rraja, pas atentatit, është ndaluar në aeroportin e Zvicrës dhe pasi është marrë disa orë në pyetje, është lënë i lirë, ndërsa tashmë është shpallur sërish në kërkim.

Më herët në lidhje me këtë ngjarje ishin arrestuar shtetasit Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj.

Previous articleTjetër hap fals i Partizanit, Kastrioti ‘kockë e fortë’! Tirana mund të marrë kreun
Next articleVasili për incenaratorin e Tiranës: Droni i së vërtetës tregoi se drejtësia është e kapur nga kryeministri