Home Kosova Përfundon në polici babai i Capital T, çfarë ndodhi kaq papritur?

Përfundon në polici babai i Capital T, çfarë ndodhi kaq papritur?

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, njëkohësisht babai i këngëtarit Trim Ademi (Capital T) është shoqëruar në komisariat.

Policia e Kosovës ka bërë me dije përmes një njoftimi se Ademi është marrë në pyetje me urdhër të prokurorit. Më pas, ai është liruar.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar – Prishtinë, 21 mars 2023. Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise. Me respekt, ZIMP.

Previous article“Është ëndërr për mua që të vesh fanellën kuqezi”, Anis Mehmeti: Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar
Next articleDy avionë me 300 persona rrezikuan përplasjen, si u shmang tragjedia në Kosovë