Home Aktualitet Përfitonin 180 mijë euro në muaj nga prostitucioni, shkatërrohen dy banda shqiptare...

Përfitonin 180 mijë euro në muaj nga prostitucioni, shkatërrohen dy banda shqiptare në Itali

Dy banda shqiptare me aktivitet të paligjshëm në trafikun e prostitucionit e të lëndëve narkotike janë zbuluar pas një operacionit mëngjesin e sotëm nga policia Italiane e Modenas. Mësohet se anëtarë të dy bandave me shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë.  Sipas mediave italiane, hetimet kanë zbuluar se ata shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore. Ata nuk kishin leje qëndrimi dhe nga biznesi përfitonin rreth 180 mijë euro në muaj.

Gjithashtu dy grupet ishin në rivalitet mes tyre, çka ka çuar edhe në një konflikt me armë zjarri, në një ngjarje të ndodhur me 5 prill 2018. Në operacion kanë marrë pjesë mbi 50 trupa policore duke ushtruar kontroll në banesa e më pas duke vënë në pranga anëtarët e dy bandave.
Sipas Ansa.it Policia e Modenas do të dalë gjatë mesditës në një konferencë për mediat për të zbardhur detajet e këtij operacioni.