Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një komunikim nga baza e Pashalimanit ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Peleshi u shpreh se ndodhet një vatër e rrezikshme në Mashkullorë të Gjirokastër, ndërsa bën thirrje për evakuim.
“Në Mashkullorë të Gjirokastrës kemi çuar një kontingjent me 50 efektivë, sepse kemi një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme. Era po i çon flakët drejt fshatit. Bëj thirrje për evakuim. Policia e Shtetit të mos mendohet dy herë për t’i evakuuar banorët”, tha Peleshi.
Më tej, Peleshi shtoi se: “Vatra më serioze është ajo e Kukësit, ku kemi punuar dhe po punojmë kombinuar nga toka dhe nga ajri. Nuk rrezikon banesa. Është në kontroll, por nga ç’ka në zonën e veriut është më seriozja. Në luginën e Valbonës kemi një vatër zjarri që është nën kontroll. Edhe në vatrat e tjera i kemi nën kontroll dhe nuk rrezikojnë banesa.”