Home Sport Pele, “molla” e sherrit mes Puma-s dhe Adidas!

Pele, “molla” e sherrit mes Puma-s dhe Adidas!

Edhe pas vdekjes, eko e mitit të Pele bën jehonë në mbarë botën. Një mit plot episode dhe kuriozitete, mbi të gjitha ai që ka të bëjë me dollapin në dhomën e zhveshjes së Santos. I pa hapur kurrë që nga 2 tetori 1974, ditën e ndeshjes së tij të fundit me klubin, ku fshihet një objekt misterioz. Është pastaj edhe një episod që rezultoi një zhvillim të vërtetë përsa i përket marketingut. Skena ishte ajo e Kupës së Botës 1970 në Meksikë, më pas e fituar nga Brazili.

Ishte viti 1970 dhe në atë kohë rivaliteti mes dy markave sportive gjermane, Adidas dhe Puma ishte më e fortë se kurrë. Sherri mes Adolf dhe Rudolf Dassler, që në vitin 1924 kishte krijuar një kompani që prodhonte këpucë futbolli, rezultoi në një ndarje të pandreqshme në vitet 1940. Adolf krijoi Adidas dhe vëllai i tij, Rudolf, Puma. Në dritën e një rivaliteti gjithnjë e më të ndezur ndër vite dhe shpërthimit të njëkohshëm të mitit të Pele, klima e tensionit mes dy vëllezërve u bë gjithnjë e më e qartë. Të gjithë donin të siguronin figurën e Pele, në atë kohë një përfitim i vërtetë në aspektin komercial.

PELE U SHTIR SIKUR PO LIDHTE KËPUCËT

Megjithatë, një ankand deri në frymën e fundit mund të ishte i dëmshëm për dy vëllezërit. Kështu, ata nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës asnjëri prej tyre nuk do të kishte marrëdhënie komerciale me Pele. Një marrëveshje, e parespektuar nga Rudolf, i cili kontaktoi brazilianin, duke i ofruar atij 120 mijë dollarë (rreth një milion euro sot) për të veshur këpucët Puma, gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës kundër Perusë.

Pele, “molla” e sherrit mes Puma-s dhe Adidas!

Për më tepër, për të zyrtarizuar marrëveshjen, Pele duhej të bënte sikur i lidhte këpucët para fillimit të ndeshjes. E kështu bëri. Para se të luante topin hapës të ndeshjes, ai u ndal në mesfushë duke pretenduar se po lidhte këpucët. Me pagesën bujare të Puma, kameramani e filmoi në mënyrë perfekte episodin, duke u fokusuar tek gjesti i kampionit brazilian. Një gjest që u përkthye në një përparim të madh komercial për sa i përket shitjeve të Puma, asnjëherë kaq të larta më parë. Një episod që vërtetoi edhe një herë madhështinë e figurës së Peles, një legjendë e paimitueshme brenda dhe jashtë fushës.

7) Before a 1970 World Cup quarter-final match between Brazil & Peru, Puma approached Pelé with a $120,000 offer — or $1 million once adjusted for inflation.

The kicker?

Puma requested Pelé walk to midfield seconds before kick-off and ask the official for time to tie his shoes.
— Joe Pompliano (@JoePompliano) December 30, 2022

“Problemi im është se unë kam qenë gjithmonë një djalë i pasionuar pas sanduiçit. Një sanduiç për drekë, një sanduiç për darkë, një sanduiç për një meze të lehtë. U zgjova në orën 3 të mëngjesit dhe i bëra vetes një sanduiç, në 5 të mëngjesit i bëra vetes një sanduiç”,- tha Shaq për “Men’s Journal” për zakonin e tij të vjetër.

Tani ish-basketbollit ka dëshira krejtësisht të ndryshme. Ai i thotë “Entertainment Tonight” duke shkelur syrin: “Mendoj se mund të marr pamjen e Marky Wahlberg. Unë dua të më njohin si Mark Wahlberg i zi.”

Previous articleKur filluan të vishen njerëzit për herë të parë? Zbulimi në Gjermani ofron të dhëna të ralla
Next articleTrondit Princ Harry/ E zbulon për herë të parë: Kam vrarë 25 persona