Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj janë propozuar për anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së, edhe pse që të dy i kanë ftohur marrëdhëniet me udhëheqësinë e partisë. Krasniqi refuzoi të merrte pjesë në Kongresin Zgjedhor, derisa Limaj po vuan masën e paraburgimit nën akuzën për krime lufte. Propozimet për anëtarë të Këshillit Drejtues janë hartuar nga Kryetari i porsazgjedhur, Hashim Thaçi, derisa ato do të votohen nga delegatët. PDK zyrtarisht profilizohet si parti e qendres se djathte, pas votimit unanim nga delegatet e Konventes. Në fjalën e tij para delegatëve Thaçi tha se “Jemi parti qe ka besimin e krejt spektrit shqiptar ne Ballkan por edhe tere bashkesise nderkombtare, Kemi qene prezent gjithmone aty ku eshte folur per Kosovën, por propozoj te definohemi si parti e qendres djathtë”. Më pas u bë votimi unanim ku PDK zyrtarisht profilizohet si parti e qendres se djathte.Pas aprovimit te Statutit qe definon PDK si parti e qendres/djathte po krijohen komisionet e Zgjedhjeve te brendshme per KP. Në votimin për Kryetar të PDK’së kanë marrë pjesë 719 delegatë, nga ta 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, derisa vetëm 1 delegat ka votuar kundër. Në fjalën e tij para delegatëve, Thaçi i ka falënderuar për besimin e dhënë. “Ju falënderoj për besimin që ma keni dhënë”, ka thënë ai. “Në këto 13 vite PDK ka kaluar neper sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkërisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDK’së”, ka pohuar Kryetari i PDK’së. Më pas, ai i ka siguruar ata se partia, nën udhëheqjen e tij, do t’i fitojë zgjedhjet. “Të nderuar delegatë, ju siguroj se si Kryetar i PDK’së do t’i fitojmë zgjedhjen lokale dhe nacionale”. Një fjalë të shkurtër ka mbajtur edhe zëvendësi i deritashëm i Thaçit, Hajredin Kuçi. “Jemi me fat që kemi një Lider që reflekton unitetin e partisë”, tha ai. Tani delegatët kanë dalë në pauzë, për t’u kthyer më pas për procesin e zgjedhjes së Këshillit Drejtues të PDK’së, që është edhe pjesa më e ndjeshme e kongresit. Kujtojmë Kuvendin e “ndarjes” së LDK-së, Nexhat Daci e uroi Fatmir Sejdiun si kryetar i LDK-ës, por më pas gjërat shkuan ashtu siç i dimë të gjithë deri në përplasje fizike. Hashim Thaçi është rikonfirmuar në krye të PDK’së, përmes votimit të hapur. Ai u propozua kandidat për Kryetar nga Bajram Rexhepi. Por, para se të votohej, Thaçi ka kërkuar nga delegatët që votimi për Kryetar të bëhet me votë të fshehtë, e jo me aklamacion. Ky propozim është hedhur në votim, dhe përveç Thaçit, të gjithë delegatët kanë votuar që votimi të jetë i hapur. Dhe kështu ka ndodhur. Vetëm një delegat ka votuar kundër Thaçit, të gjithë kanë votuar pro kandidatrës së tij. Komisioni Kandidues ka aprovuar kandidaturen e Hashim Thaçit për Kryetar të PDK-së, ndërkoh që delegati Rexhep Hoti ka thënë se Jakup Krasniqi duhet të jetë i pranishëm në strukturat udhëheqëse të partisë, pavarësisht se refuzoi të jetë pjesë e Kongresit Zgjedhor. “Nëse nuk përfshihen gjithë figurat kyçe të PDK’së, nuk kemi bërë asgjë”, tha Hoti, i cili në mandatin e kaluar ishte deputet i PDK’së për një kohë të shkurtër. Ka filluar punimet dita e dytë e kongresit zgjedhor të PDK-ës,hapjen e punimeve e ka bërë Basri Musmurati, derisa më pas është zgjedhur Kryesia e Punës. Për këtë detyrë janë zgjedhur Enver Hoxhaj, Hajredin Kuçi, Flora Brovina, Vlora Çitaku, Xhavit Haliti, Ganimete Musliu, Arsim Bajrami, Drita Kadriu dhe Ramë Buja. Në agjendën e Kongresin tash janë miratimi i ndryshimeve statutare, derisa në mesditë pritet të zgjidhet Kryetari i partisë dhe më pas do të votohet për Këshillin Drejtues. Deri më tash Hashim Thaçi është kandidati i vetëm për postin e të parit të PDK’së. Konventa zgjedhore e PDK-së i vazhdon punimet sot ku priten të zgjedhet kryetari dhe Këshilli Drejtues i PDK-së. Dje në pjesën solemne e Konventës së Gjashtë të PDK-së, përveç drejtuesve të partisë, folën edhe më shumë se 20 përfaqësues të subjekteve politike nga të gjitha trojet shqiptare. “Shteti i Kosovës dhe unë do të vazhdojmë të mbesim gardian të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës e në Mal të Zi, tha kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në hapjen solemne të Konventës së Gjashtë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës. Thaçi tha se bashkimin e kombit e kanë vulosur dëshmorët, ndërsa bashkimi do të ndodhë në BE. Ai theksuari tha se PDK-ja nuk është lodhur me qeverisje dhe se do të vazhdojë ta qeverisë Kosovën edhe në të ardhmen.