Home Slideri PD-ja e Durrësit tre muaj pa kryetar, harrohet vrasja e Azem Hajdarit,...

PD-ja e Durrësit tre muaj pa kryetar, harrohet vrasja e Azem Hajdarit, liderit të dhjetorit në Durrës

pervjetori-i-azemitDje ka qenë përvjetori I vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të dhjetorit dhe njeriut që edhe pse nuk ka pasur një lidhje me Durrësin, por që në kohën e Goresë ju  ngrit një bust në një nga sheshet më të njohura të qytetit të Durrësit. Edhe pse një figurë  që ka mbledhur dhe motivuar njerëz ashtu sic ka bërë të shprehen pakënaqësi dhe rezerva ndaj, edhe pse në një vrasje që ai që akuzoi vrasësin , më pas e bëri mik dhe mori pushtetin, kjo që pas  ngritjes së bustin ishte hera e parë që PD e Durrësit nuk mundi ta nderonte Azem Hajdarin. E ndodhur prej tre muajësh pa kryetar, pas një riorganizimi që po I bën Eno Bozdo Pd së Durrësit, por edhe pas shkarkimit të një prej miqëve të Azemit që ishte kreu I PD në Durrës, duket se PD më shumë I ka inetresuar humbja e Sherefedinit për brekët e Shukuriut se sa një aktivitet të  qendrën e Durrësit, të paktën sic kanë bërë cdo vit , nga një tufë lule. Interesimit të gazetës Bulevard lidhur për përkujtimin e kësaj date në Durrës, hera e parë që nuk bëhet që pas vendosjes së bustit, Stafa I është përgjigjur se ai nuk ka tagrin politik që të bëjë një cermoni të tillë. Siopas tij drejtues të komanduar duhet ta kishin bërë një gjë të tillë, aq më shumë që Durrësi ka dhe deputetë. Por po interesimit të gazetës, deputetët I janë përgjigjur se kanë qenë në Dibër për të ndjekur fushatën, dhe nuk ju ka hskuar në mendje që ka qenë data e vrasjes së Azemit. Në fakt një pyetje është e qartë? Po cfarë lidhje ka deputetja Albana Vokshi me Azem Hajdarin në Durrës? Po Eduard Halimi? Po Igli Cara? Po ndonjë sekretare në PD e Durrësit që Azemi I duket si Oerd Bylykbashi? Asnjë lidhje. Ai ishte në një kohë tjetër, në një kohë që PD ishte në një opozitë të ashpër për pushtetin, në një kohë kur ende vazhdonte ëndërra për një ideal. Ata që janë tani në PD, janë thjeshtë njerëz që e morën atë si lopë për dore dhe  pasi e molën për tetë vite, nuk deshën ta dinin se kush  ua dhuroi. Gjithsesi, për herë të parë, në një bust të vogël në Durrës pas 16 vitesh, PD nuk e ka nderuar liderine saj, ndoshta për herë të parë  ajo ndodhet në ditën më të zezë të saj kur ka tre muaj pa kryetar. Deputetët kanë shkuar te brekët e “shukuriut” dhe kjo është e turpshme kur vetë je pa brekë!