Home Politike PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik që sillet vërdallë e tregon gënjeshtra

PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik që sillet vërdallë e tregon gënjeshtra

‘Gënjeshtra’ i ka konsideruar Partia Demokratike akuzave Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, i cili tha sot nga Lezha se kryeministri Edi Rama mbylli bastet pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha.

Sipas PD, Berisha e tregoi fytyrën e tij të vërtetë më 8 janar dhe se ‘vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra’.

“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mirë”, thuhet në reagimin e PD.