Home Aktualitet PD e Durrësit në zi! Ndahet nga jeta pas një sëmundje në...

PD e Durrësit në zi! Ndahet nga jeta pas një sëmundje në moshën 77 vjecare një nga themeluesit e PD Durrësit/ FOTO/

Eshtë ndarë nga jeta një prej themeluesve të PD së Durrësit, një emrat e njohur të saj  në ato vite të egra kur PD po formohej në të gjithë Shqipërinë, Shyqeri Cara ose sic e therrisnin shoket e tij Cyli! Lajmin për bulevard news e ka bërë të ditur kreu i PD në Durrës Igli Cara. Ai do të ishte firmëtari i gjashtë nga 11 intelektualë që formuan PD në Durrës duke e kthyer atë më pas në një lokomotivë për të tërhequr pas vetes me mijëra e mijëra durrsakë deri në rrëzimin e simbolëve komuniste në Durrës po edhe në rrëzimin e pushtetit komunist. Me profesion inxhinier ai jo vetëm që do të përkrahte që në fillim lëvizjen demokratike dhe do të bëhej një nga antarët më aktibv të grupit nismëtarë, por do të mbetej gjithmonë një zë propogandistik i ideve të demokracisë dhe i insiativës private. I bindur se vetëm demokracia do të vinte në vend ëndërrën e miliona shqiptarëve për një jetë më të mirë ai nuk rreshti së luftuari edhe pse nuk munguan presionet  nga ish sigurimi i shtetit. Shyqëri Cara do të mbahet mend për këmbënguljen e tij në mbrojtjen e interesave të qytetarëve saqë shpesh ai nuk nguronte të bënte kritika të hapura ndaj drejtuesve të PD që erdhën në pushtet. kështu ai mbeti një zë kritik gjithmonë brenda PD, pa i tradhëtuar idealet e saj, duke besuar se vetëm ajo forcë mund ta bënte këtë vend, por edhe duke mos reshti së kritikuari padrejtësitë që vinte re. Mik i një rrethi të madh intelektualësh dursak Cyli nuk do të rreshte së debatuari për më të mirën, për inisiativën private të cilën duke qenë edhe në profesionin e tij nisi nga të parët aktivitetin privat. Ai nuk u tundua dhe nuk u josh asnjëherë nga postet që iu afruan, por mbeti gjithnjë një nga njerezit qe e deshi PD te paster dhe ne perkushtim te njerezve. Kjo e bëri atë një ngakritikët më të fortë të PD madje për servilët deri në paragjykime. Ai mbeti demokrat që ne momentet qe dha shpirt dhe do tekujtohet gjithnje nga mijera e mijera antare te PD si nismetare i krijimit te saj, por edhe nga shume qytetare te Durresit qe pane te ai njeriun e ndershem. Shyqeri Cara u lind me 25,.09 1945 dhe mbylli syte pergjithmone ne moshen 77 vjecare, pas nje semundje te rende. Ai do percillet per ne banesen e fundit diten e sotme date 22 ne oren 11.30 minuta te varrezat e reja.  Stafi i gazetes bulevard i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes./bulevard news/