Home Slideri Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët dhe mediat serbe çfarë po bëjnë!

Pas shqiponjës së Xhakës, shikoni tifozët dhe mediat serbe çfarë po bëjnë!

Zvicra mposhti Serbinë me dy gola të kosovarëve, Granit Xhakës i cili barazoi rezultatin në 1-1 me një super gol në minutën e 52’të, dhe Xherdan Shaqirit, i cili shënoi për 1-2 në minutën e 90’të. Që të dy djemtë e Kosovës golin e festuan duke bërë shqiponjën meduar, drejtuar tifozëve të stadiumit. Por, gjesti i tyre ka nervozuar shumë tifozët serbë, të cilët u janë kthyer Twitter-it për t’u ankuar. Ata kane kerkuar nga FIFA te nderhyje per provokimin qe bene dy futbollistet shqiptar. Një atmosferë e jashtëzakonshme mbretëronte brenda stadiumit, por edhe në Kosovë, ku të gjithë ishin në përkrahje të Zvicrës së shqiptarëve.

Image

Një media e njohur serbe, e arsyeton humbjen e Serbisë, duke ia hedhur fajin gjygjtarit te ndeshjes, duke mos pasur se çfarë të shkruajnë për shqiptarët.

“Gjygjtari fajtor,  Serbia ka humbur në Zvicër pas përfundimit të turneut! Vetëm fitorja ndaj Brazilit çon në fazën tjetër.Mitroviç ndezi stadiumin në minutën e pestë, dhe më pas rivali në pjesën e dytë bëri një kthesë në gjuajtjet e Granti Xhakës në 52’ dhe Xherdan Shaqiri në minutën ’90. Pas raundit të dytë, Brazili dhe Zvicra kanë katër pikë në tabelë, Serbia ka mbetur në tre, ndërsa Kosta Rika nuk ka pikë. Serbia në raundin e fundit (27 qershor) duhet të mundën Brazilin për të vendosur në finalet e tetë.
I “vlerësuar” gjygjtari gjerman Felix Brih, ndikoi rëndë në humbjen e Mladen Krstajiçit, sepse përveç se vazhdimisht “shtyu” Zvicrën, ai dha dënime për Serbinë”, shkruajnë mediat serbe”, shkruajnë mediat serbe.