Home Kronika Pas sherrit merr armën dhe plagos në këmbë 26-vjeçarin, në kërkim autori...

Pas sherrit merr armën dhe plagos në këmbë 26-vjeçarin, në kërkim autori në Durrës

Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:41, në lagjen nr.18 në Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta H. Ll., ka marrë armën dhe ka plagosur në këmbë I. S., rreth 26 vjeç.

26-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është shpallur në kërkim autori. Policia vijon hetimet për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.

SOURCEBulevard News
Previous articleParashikimi i motit për ditën e sotme, e hënë 9 gusht
Next articleNë Ballkan është koha për Paqe. Dhe dy fjalë për Bregoviçin!