Home Politike Pas mbledhjes së kryesisë së PS, Rama nesër takim me krerët e...

Pas mbledhjes së kryesisë së PS, Rama nesër takim me krerët e bashkive

Nesër në orën 10:00 të mëngjesit kryeministri Edi Rama do të takojë kryetarët e bashkive të vendit.

Ende nuk dihen arsyet e takimit, por këto takime janë në vazhdën e takimeve të tjera që kryeministri ka zhvilluar me kryebashkiakët ku jo pak herë i ka kritikuar.

Hera e fundit që kreu i qeverisë i mblodhi të parët e bashkive ishte në fund të korrikut në Pogradec, ku secili prej tyre bëri një bilanc përpara kryeministrit për punën në bashkinë që përfaqëson.

Previous articleProfesori i ekonomisë: Amnistia fiskale do të prishë rregullat e lojës për bizneset
Next articleNdërron jetë në moshën 35-vjeçare mësuesja dhe këshilltarja e Bashkisë së Tiranës