Home Bota Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Parlamenti finlandez voton pro aplikimit në NATO

Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO ditën e sotme.

“Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188-8 pro”, shkruhej në llogarinë zyrtare të parlamentit në Twitter.