Home Aktualitet Parashikimi i motit, e martë, 28 shkurt 2023

Parashikimi i motit, e martë, 28 shkurt 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit dhe në pasdite reshjet e shiut do të prekin edhe pjesën jugore. Lokalisht do të ketë edhe shtrëngata shiu. Në relievet malore veriore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore në formën e flokëve të borës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtesi që arrinë 8-12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/18 Re shi / diell
Kukës 6/16 Diell re
Lezhë 8/19 Re shi / diell
Dibër 2/18 Diell re
Durrës 7/21 Diell re
Tiranë 9/21 Diell re
Elbasan 5/22 Re shi / diell
Berat 6/22 Re shi / diell
Vlorë 8/23 Re shi / diell
Korçë            3/15 Re shi / diell
Gjirokastër 5/22 Re shi / diell
Sarandë 8/22 Re shi / diell

 

Previous articleHoroskopi për ditën e sotme, 28 shkurt 2023
Next articleKëmbimi valutor 28 shkurt/ Çfarë po ndodh sot me euron dhe dollarin?