Home Aktualitet Parashikimi i motit, 21 janar 2023

Parashikimi i motit, 21 janar 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell kryesisht prej orëve të mesditës.

Në orët e para të 24-orëshit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në pjesën më të madhe të vendit. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër reshje tepër të dendura dëbore.

Reshjet e dëborës me intensitet mesatar në lartësitë kodrinore mbi 400-500 metër ndërsa reshjet e dëborës me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jugperëndim zbresin deri në lartësitë 100-200 metër.

Pas orëve të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në veriperëndim reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në relievet malore në lindje reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet e dëborës me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit zbresin deri në nivel deti.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi nga 3 – 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era tepër intensive dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-20m/sek deri në orët e mesditës më pas intensiteti i erës bie. Valëzimi në dete fillimisht i forcës 4-7 ballë më pas 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/10 Re shi stuhi/borë
Kukës -1/7 Re borë
Lezhë 4/6 Re shi stuhi/borë
Dibër -2/4 Re borë
Durrës 4/11 Re shi
Tiranë 5/11 Re shi
Elbasan 3/5 Re shi/borë
Berat 4/7 Re shi/borë
Vlorë 5/10 Re shi/stuhi
Korcë 0/5 Re borë
Gjirokastër 2/16 Re shi stuhi/borë
Sarandë 5/9 Re shi/stuhi

 

Previous articleHoroskopi për ditën e sotme, 21 janar 2023
Next articleÇfarë ndodh me monedhat e tjera? Zbuloni me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro