Home Politike Paralajmërimi i Ilir Metës: Do e shkundim sistemin duke nisur nga 25...

Paralajmërimi i Ilir Metës: Do e shkundim sistemin duke nisur nga 25 korriku

Ilir Meta ka paralajmëruar për shkundje të sistemit në vend duke nisur nga 25 korriku, një ditë pasi atij i përfundon mandati si president i vendit.

Në konferencën për shtyp nga Presidenca ku ai sqaroi kthimin në Kuvend të projekligjit për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit, kreu i shtetit i bëri thirrje shumicës që të rimendojë çështjen në fjalë pasi bëhet fjalë për interesin publik.

“Këto lajme absurde si vetë personazhet nuk kanë asnjë rëndësi. Gazeta austriake e ka marrë përgjigjen dhe do jeni edhe ju atje në seancat gjyqësore.

Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të kërkuar t’i shpëtojnë drejtësisë. Ky është një sistem që do shkulet nga themeli duke nisur nga 25 korriku.

Po deri më 24 korrik do bëj detyrën në mbrojtje të interesit publik. Shpresojmë të ketë edhe reflektime nga ana e shumicës kur bëhet fjalë për çështje të interesit kombëtar”­ – tha Meta.

Ai u pyet në konferencën me mediat këtë të martë edhe për kallëzimin penal që ka regjistruar SPAK pas denoncimit të ish deputetit Halit Valteri.

Meta tha se denoncimi për lobimin që pretendon ish- deputeti as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.

SPAK ka regjistruar kallëzim penal të ish deputetit Halit Valteri sa i takon pretendimit të lobimit tuaj, druheni se mund të ketë kallëzime te tjera apo keni përgjigje për Halit Valterin?

Meta: Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqendrim per Ilir Metë nga detyra e presidentit deri në 24 korrik por dhe nga angazhimet e zotit Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku.

Sa i takon gazetës austriake do e marrë përgjigjen atje, në seancat që do zhvillohen atje. Kjo eshte nje histori që as nuk ka ekzistuar as nuk ekziston.

Ata që janë në kërkim të letrave për azil për t’i shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve, të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre

Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për cështje të interesit kombëtar.