Home Maqedonia Papulas refuzon ftesën për Samitin e Ohrit

Papulas refuzon ftesën për Samitin e Ohrit

papulasPresidenti grek Karolos Papulas nuk do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me këtë proces do të mbahet më 1 qershor, në Ohër.

Kabineti i presidentit Papulas ka theksuar se “akoma nuk ka marrëveshje zyrtare të ftesës.Ndoshta në ditët e ardhshme do të japim përgjigje zyrtare”, transmeton Ina njoftimin.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në nëntor të vitit të kaluar i dërgoi letër me ftesë Papulasit për pjesëmarrje në Samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive në Procesin e bashkëpunimit  në Evropën Juglindorë.

Edhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Avramopulos ende nuk ka përgjigje për ftesën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popovski për pjesëmarrje në samitin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të PBEJL-së që do të mbahet me 31 maj.

 

Komente (0)
Previous articleHollande, Franca do ta shpëtojë BE-në
Next articleNikolic paralajmëron Westerwelen: As Kosovën, as vetëvrasje