Home Aktualitet Pandemia e COVID-19, eksperti tregon një ndër problemet me të cilat po...

Pandemia e COVID-19, eksperti tregon një ndër problemet me të cilat po përballen njerëzit: Po ndihen të lodhur nga…

Pandemia e COVID-19 ka detyruar mjaft njerëz që të punojnë online nga shtëpia, por që kjo mbart edhe problematikat e veta.

Eksperti i punësimit dhe këshilluesi i karrierës, profesor Erion Muça ishte i ftuar sot në “Wake Up”, renditi arsyet pse ata që punojnë online ndihen të lodhur.

“Në fakt lodhja vjen si rrjedhojë e situatës dhe klimës globale që solli pandemia dhe kjo e përkthyer në raportin e punës apo marrëdhënies së punës, është një lodhje që ta të bëjë me cilësimin e punës online si të përkohshme.

Gjithmonë është ajo tendenca që njerëzit presin që të rikthehen dhe mosplotësimi i kësaj pritshmërie sjell një lodhje, një mërzi nga ana e tyre.

Një tjetër arsye pse njerëzit ndihen të lodhur është edhe përballja e menjëhershme me teknologjinë dixhitale, apo këtë rutinë të punuarit tanimë që jo kushdo e ka pasur. Dhe problematika më e madhe tanimë është fakti se jo të gjitha punët përshtaten apo mund të zhvillohen online.

Përballja e menjëhershme me teknologjinë dhe fakti që jo të gjitha punët bëhen online, ka sjellë një mbingarkesë të dyfishtë në raport me mënyrën si ishin mësuar njerëzit të punonin më parë. Kjo mbingarkesë ka bërë që ata të presin gjithmonë dëshirën për t’u rikthyer”, theksoi ai.

SOURCEBulevard News
Previous articleErmal Meta iu përgjigjet komentuesve italinë: Urrejtja juaj është idiotësi, jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim
Next article25 prilli/ PS bën ndërhyrjen e papritur, ja emri që lëviz në renditje në qarkun e Elbasanit