Home Politike “Palaçot e rilindjes në pafytyrësi përjashtojnë deputetë të opozitës”, Vasili: Rama refuzon...

“Palaçot e rilindjes në pafytyrësi përjashtojnë deputetë të opozitës”, Vasili: Rama refuzon haptas Kuvendin dhe nuk dënohet!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetutën, teksa refuzon haptas Kuvendin.

Gjithashtu shprehet se vendimi për përjashtimin e deputetëve të opozitës ka për qëllim, shkatërrimin e zërit opozitar.

STATUSI:

Rilindja ne kuvend si nje zgjatim mafioz i kryeministrit, oligarkeve dhe narkotrafikanteve denon deputetet e opozites!

 

 

Palacot rilindas ne Kuvend ne pafytyresi te plote denojne deputetet e opozites.

Ndersa Edi Rama refuzon haptas dhe publikisht Kuvendin dhe nuk denohet.

Ndersa Edi Rama shkel Kushtetuten dhe nuk vjen ne kuvend per interpelance dhe del neper televizione ne mbremjen e te njejtes dite dhe nuk denohet.

Ndersa Edi Rama nxjerr kellira nga goja ne Seance Plenare dhe nuk denohet.

Ndersa Deputetet rilindas votojne per deputetet qe nuk jane nuk denohen.

Ndersa bllokojne ngritjen e Komisioneve Hetimore duke dhunuar rregulloren dhe nuk denohen.

Ndersa ministrat nuk vijne as te mbrojne ligjet, qe propozojne vete dhe nuk denohen.

Ndersa bollokojne me vite projektligjet e opozites dhe nuk denohen.

Dhe kane surrat deputetet e rilindjes me Kryetaren Nikolla ne krye te denojne deputetet e opozites.

Dhe ka surrat e flasin per rregullore keto zgjatime mafioze te Kryeministrit kur parlamentin ja kane shitur oligarkeve dhe narkotrafikanteve.

Previous articleFotografohet për herë të parë peshku që “ecën me duar”
Next articlePort Durrës/ Policia Kufitare, kontrolle të shtuara për parandalimin e kalimit të kufirit të mënyrë të kundërligjshme.