Home Politike Pak ditë më parë humbi të atin, Aurela Basha: Ishte një burrë...

Pak ditë më parë humbi të atin, Aurela Basha: Ishte një burrë i fortë Labërie, më rriti me dashuri për atdheun dhe Kosovën

Pak ditë më parë bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, Aurela Basha humbi të atin. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shprehur falënderimet për të gjitha mesazhet ngushëlluese që ka marrë gjatë këtyre ditëve.

Aurela shkruan gjithashtu se babai i saj ishte një burrë i fortë Labërie, që e rriti me dashuri për atdheun dhe për Kosovën.

“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.

Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.

Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt”, shkruan Basha.