Home Politike PAA fillon riorganizimin për zgjedhjet vendore/ Agron Duka: Ideologjia jonë, bujqësia dhe...

PAA fillon riorganizimin për zgjedhjet vendore/ Agron Duka: Ideologjia jonë, bujqësia dhe mjedisi

Kreu i PAA, Agron Duka përmes jë shënimi në Facebook ka bërë me dije se partia që ai drejton ka nisur riorganizimin për zgjedhjet vendore.

“Partia Agrare Ambientaliste fillon procesin e riorganizimit të strukturave të saj në bazë, për ta finalizuar me Asamblenë Kombëtare.
PAA vjen me abicie për të marre pjesë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhëshëm dhe për të rikonfirmuar veten si forcë politike e qendrës.
PAA po punon për ristrukturimin e programit të saj politik dhe ideologjik, si një parti me sfond agro-mjedisor.
Në kushtet kur bujqësia është në degradim dhe kur fermerët po përballen gjithnjë e më shumë me probleme që lidhen me kushtet klimatike dhe politikat qeverisëse, PAA e ka për detyrë të pozicionohet në krah të këtij sektori, jetik për ekonominë e vendit. Jo thjeshtë me me fjalë, por me një platformë të qartë zhvillimi afatgjatë.
Në kushtet kur sitata mjedisore nuk po përmirësohet, përkundrazi problemet po mbulohen përmes shfaqeve qeveritare me aksione pastrimi, PAA e ndjen sërish për detyrë të vijë me një platformë për çështjet mjedisore.
Programi dhe objektivat e kësaj partie në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit do të jenë edhe përcaktues në vendimmarrjet politike të kësaj partie.” shkruan Duka.