Home Kosova Operacion antikorrupsion në Kosovë, 20 të arrestuar mes tyre 4 zyrtarë të...

Operacion antikorrupsion në Kosovë, 20 të arrestuar mes tyre 4 zyrtarë të ministrisë

Një aksion masiv anti-korrupsion është zhvilluar ditën e sotme në Kosovë ku 20 persona ka rënë në prangat e policisë , mes të cilëve dhe zyrtarë të lartë.

Aksioni i titulluar “Subvencione” ka mes tyre katër zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë në Istog të cilët kanë shfytëzuar detyrën për interesa personale. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se personat  e arrestuar janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi.

Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë. Raportohet se mbi 20 persona janë arrestuar gjatë këtij aksioni, ku katër prej tyre janë zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë në Istog, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Sinjali shkruan se katër zyrtarët e drejtorisë së Bujqësisë, që u arrestuan në Komunën e Istogut janë Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi”, tha ai.

Ky nuk është aksioni i parë tekasa Krimet Ekonomike kanë arrestuar më parë mbi 20 zyrtarë nën dyshimin për abuzime me subvencione në AZHB. Arrestimi i tyre është bërë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti. Arrestimet e para kishin ndodhur në muajin shkurt.