Home Aktualitet Olsian Çela u bën thirrje magjistratëve në ditën e drejtësisë: Dita e...

Olsian Çela u bën thirrje magjistratëve në ditën e drejtësisë: Dita e sotme moment reflektimi, kemi ende punë për të arritur ku duam!

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në ditën kombëtare të drejtësisë tha se ky është një moment reflektimi për atë se çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë. Ndërkaq ftoi të gjithë magjistratët dhe jo vetëm që të bëhen pjesë e këtij sistemi transformues.

“Dita e sotme ditë reflektimi çfarë kemi bërë sot dhe nëse kemi arritur tu ofrojmë shqiptarëve një sistem të besueshëm. Një vëmendje e posaçme i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë. Me forcimin e pavarësisë së prokurorëve të rritet dhe përgjegjësia ndaj tyre. Forcimi i mekanizmave. Modeli i bashkëveprimit ndërinstitucional duhet të vijojë. Kemi ende një rrugë të gjatë për të arritur atje ku duam. Thirrje magjistratëve dhe të gjithëve të bëhen pjesë e këtij procesi transformues”, tha Çela.

SOURCEBulevard News
Previous articleRizgjohet reaktori 4 në Çernobil: Shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë e një incidenti
Next articleCovid në Shqipëri/ Silva Bino: Nuk ka kaluar rreziku i zgjedhjeve, sezoni turistik varet nga sjellja jonë