Home Politike Oert Bylykbashi sulmon datën e Çlirimit me 29, durrsakët i kujtojnë gjyshin

Oert Bylykbashi sulmon datën e Çlirimit me 29, durrsakët i kujtojnë gjyshin

Deputeti dhe kryetari i emëruar i degës së PD në Durrës Oerd Bylykbashi nëpërmjet një statusi ka sulmuar datën 29 Nëntor do datë e clirimit, ndërsa ka thënë se për herë të parë ajo është festuar me datën 28. Bylykbashi që njihet si një nga prurjet e vona në PD e Durrësit por që më parë e kishte maskruar këtë parti ndërsa punonte si përkthyes  në delegacionet e bëzhgimit të OSBE-së, duke pranuar zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001 si të ndershme dhe me progres, tashmë që ka marrë poste në këtë parti, PD, ka ndërruar mendje nga historitë me  luftë partizane dhe respektin ndaj tyre të treguar nga prindërit. Bylykbashi njihet si fëmija e një familje me bindje të majta dhe  të dy prindërit e tij kanë qenë pjesë e strukturave dhe komisionëve të PS deri në vitin 2005, vit në të cilin Bylykbashi u ofrua pranë PD nga Sokol Olldashi, edhe ky me gjysh dhe babë komunist, por që përkrahu PD dhe u bë pjesë e strukturave të saj  duke mbajtur poste të rëndësishme në pushtetin e PD derisa ndërroi jetë nga një aksident që ka mbetur enigmë në qe rrugor apo politik.

Gjithsesi Bylykbashi nuk e mbështeti asnjëherë Olldashin dhe sapo vuri këmbën në  këtë parti, ai u bë vegël e Sali Berishës he emë pas e Lulzim Bashës. Ky i fundit madje e emëroi duke shkelur statutin si kryetar i PD, duke përdhunuar mekanizmin e votës. Qëndrimi i fundit i Bylykbashit që jep fakte për datën e Clirimit dhe që dukets e është edhe kundër asaj që kanë festuar prindërit e tij në demokraci  ndoshta ka të bëjë me vonesën kur ai i ka mësuar këto fakte, ose thjeshtë tashmë i duhet një datë tjetër. Komentuesit e kanë ironizuar duke e njohur mirë qëndrimin e familjes së tij si e majtë nga bindjes dhe që ka nderuar rregullisht dëshmorët në datën 29 nëntor. Ata e kanë quajtur ekstremist që thotë të pavarteta por që nuk kanëmunguar dhe ironitë duke i kujtuar të ndjerin gjysh  që duhet ta kishte pyetur sa qe gjallë.