Home Kosova Numërohen 60 përqind e votave në Kosovë, LVV del para LDK

Numërohen 60 përqind e votave në Kosovë, LVV del para LDK

Kur janë numëruar gati 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në vend të parë duke kaluar LDK-në.

VV-ja ka 25.47 për qind të votave apo 117831 vota, ndërsa LDK-ja ka 25.42 për qind të votave apo 117589 vota.

PDK-ja është partia e tretë që tashmë ka arritur numrin e 100 mijë votave. Ajo ka 100502 apo 21.72 për qind të votave.