Home Kronika Nuk u mbijetoi dot dëmtimeve që mori në punë, ndërron jetë 60-vjeçari...

Nuk u mbijetoi dot dëmtimeve që mori në punë, ndërron jetë 60-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është plagosur në vendin e punës.

Viktima është identifikuar si Fetah Hyka, dhe se është dëmtuar në kokë nga mjeti tip “Pirun”, në një pikë grumbullimi për skrap.

Rreth orës 13:45, shtetasi F.H, 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Previous articlePse ikin shqiptarët
Next articleE dashura e Cristiano Ronaldos shfaqet joshëse, tregon linjat perfekte/ FOTO