Home Bota “Nuk po vdes, rrini të qetë”, Lukashenko mohon thashethemet për shëndetin e...

“Nuk po vdes, rrini të qetë”, Lukashenko mohon thashethemet për shëndetin e tij

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mohuar të gjitha thashethemet për një problem të rëndë shëndetësor.

Thashethemet se 68-vjeçari Lukashenko është i sëmurë rëndë u përhapën gjatë vizitës së tij të fundit në Moskë.

Udhëheqësi bjellorus u shfaq i lodhur pas paradës së Ditës së Fitores. Edhe pse i ngjirur, Lukashenko tha se ishte i infektuar me një adenovirus dhe nuk kishte arsye për tu shqetësuar.

“Nëse dikush mendon se po vdes, qetësohuni”, tha presidenti 68-vjeçar, duke shtuar: “Nuk po vdes! Do të duhet të më duroni për një kohë të gjatë”.

Lukashenko ka qeverisur Bjellorusinë me një dorë të hekurt që nga viti 1994. Vitin e kaluar ai lejoi forcat ushtarake ruse të përdorin territorin e vendit të tij si bazë për pushtimin e Ukrainës.

Previous articleGazetari: Roli i Xhelal Mziut në humbjen e Kamzës
Next article“Majlinda Bregu duhet të vendoset në krye të PD, është zgjidhja e vetme”