Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një pallati në zonën e Houston, Teksas.Duket se fillimisht ka ndodhur një sherr gjatë një festë të organizuar nga të rinjtë që më pas ka degraduar në përdorimin e armëve.
20-vjeçari i cili u qëllua me dy plumba, ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Mediat e huaja shkruajnë se u arrestuan disa persona pasi agjentët ndërhynë menjëherë.