Home Politike ‘Nuk jemi viktima’/ Rama nga samiti në Bruksel: Open Balkan është zgjidhja...

‘Nuk jemi viktima’/ Rama nga samiti në Bruksel: Open Balkan është zgjidhja e duhur

Përpara nisjes së samitit dy ditor të Brukselit ku është i ftuar të marrë pjesë, kryeministri Edi Rama ka folur për mediat të cilët ishin të pranishme. Ai u shpreh se Shqipëria nuk do të jetë asnjëherë viktimë e se nuk do të ndryshojë korsinë e saj drejt rrugës së BE-së. Ndër të tjera ai ripërsëriti deklaratën se Open Balkan është zgjidhja e duhur për të gjithë e se është i hapur për të gjithë, duke iu përgjigjur edhe pyetjes së nëse dëshiron që të ketë në mesin e saj Kosovën.

‘Nuk do jemi kurrë viktima, se në këtë rrugë ka një Bullgari atje e një këtu, ne nuk ndryshojmë korsinë tonë. Ajo që duhet të bëjmë është të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë. Open Balkan është zgjidhja e duhur në këtë situatë ku integrimi do të vijojë pasi nuk alternativë tjetër. 

Open Balkan është i hapur për të gjithë. Ne jemi në vendet e para se të gjithë duhet të ngasin makinat e tyre në këtë çështje. Shqipëria po bën rolin e vet se këtë na kërkojnë fëmijët tanë. ‘- tha Rama.

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nga çasti në çast së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.