Home Sport Nottingham mposht Arsenalin dhe e eliminon nga FA Cup

Nottingham mposht Arsenalin dhe e eliminon nga FA Cup

Ka përfunduar ndeshja e fundit e ditës së sotme në FA Cup mes Nottingham dhe Arsenal, ku ky i fundit është eliminuar nga kjo garë.

Golin e vetëm të ndeshjes, të fitores dhe të kualifikimit tutje për skuadrën e tij Grabban e shënoi në minutën e 83’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Nottingham vazhdon në raundin e katërt të FA Cup, ku aty e pret skuadra e Premier Ligës angleze Leicester City. Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Nottingham.