Home Politike Njeriu i Vjosa Osmanit sulmon Ramën pas vizitës në Kosovë: Do të...

Njeriu i Vjosa Osmanit sulmon Ramën pas vizitës në Kosovë: Do të jetë vëlla edhe me Albinin, edhe me Vuçiç

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë – fundjavën e fundit e kaloi në Kosovë. Kishte takime formale e joformale. Me gjithë numrin e madh të takimeve, ai nuk është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin – raportet mes tyre në publik perceptohen si jomiqësore, shkruan gazeta Express.

Rama takoi familjen e ish-presidentit Hashim Thaçit, sipërmarrës, gazetarë, analistë. Madje, ka pirë kafe edhe me dy krerët opozitarë, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Por, jo me Osmanin.

Së fundmi, Vjosa Osmani është kritikuar se ka prerë një fotografi ku shihej Rama. Presidenca nuk i është përgjigjur akuzave. Megjithatë, Haxhi Avdyli, deputet i afërt me Osmanin, e ka kritikuar ashpër kreun e ekzekutivit shqiptar.

“Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në konferencën për shtyp. Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”, shkruan Avdyli në Facebook të hënën.