Home Bota Një triumf shumë i rëndësishëm diplomatik për Ukrainën

Një triumf shumë i rëndësishëm diplomatik për Ukrainën

Nga Chris Mason, BBC

Kishte një ndjenjë të vërtetë pritshmërie këtu në Hiroshima përpara mbërritjes së presidentit Zelensky, pasi atij njoftimi për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 dhe trajnimit të pilotëve ukrainas me to.

Kjo është diçka që presidenti ukrainas ka bërë thirrje për muaj të tërë dhe ka hasur në një ngurrim nga disa në Perëndim nga frika se mund të përshkallëzojë konfliktin dhe ta tërheqë Rusinë në një qëndrim më agresiv.

Kishte gjithashtu një shqetësim në lidhje me praktikat dhe trajnimin e atyre pilotëve që zgjasin me muaj dhe ende ekziston pritshmëria se do jetë kështu.

Por sidoqoftë ky është një moment i rëndësishëm. Ky është një triumf diplomatik për Ukrainën, duke siguruar diçka që ajo e ka kërkuar.

Ne presim që presidenti ukrainas të flasë me disa liderë ndërsa është këtu.

Një ndjesi të kësaj koreografie në skenën ndërkombëtare e krijuam një ditë më parënë takimin e Këshillit të Europës në Islandë. Rishi Sunak ishte atje, si dhe kryeministri holandez Mark Rutte, dhe ata folën për këtë koalicion ndërkombëtar që do të ofrojë avionët luftarakë.

Pra, një moment i rëndësishëm për Ukrainën. Por edhe një moment mjaft i mirë për G7.

Previous articleMoti i ‘çuditshëm’ në Evropë/ Italia dhe Kroacia përmbyten, ndërsa Spanja përfshihet nga zjarret
Next articleZgjedhjet në Greqi sulin shqiptarët me letra helene përt të votuar: Fluks makinash në Kapshticë