Home Aktualitet Nje tren mallrash del per here te dyte brenda muajit nga shinat...

Nje tren mallrash del per here te dyte brenda muajit nga shinat ne afersi te Ishmit

Pas rreth 10 orë punë intensive treni është rifutur në shina, bëjnë të ditur burime nga Hekurudha Shqiptare.Një tren mallrash ka dalë nga shinat pranë Ishmit për herë të dytë në harkun e një muaji. Treni udhëtonte nga Mali i Zi në drejtim të Elbasanit dhe 13 vagonët e tij ishin të ngarkuar me skrap dhe gurë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 në afërsi të stacionit të Ishmit
Amortizimi i binarëve që mbajnë shinat, është shkaku i aksidentit, ashtu si edhe në rastin e ngjashëm të datës 28 nëntor të këtij viti.
Fatmirësisht në të dy rastet nuk pati persona të lënduar.

Previous articleE papreçedentë në futbollin shqiptar/ Trajneri i Vllaznisë ruhet me furgon policie
Next articleMoti i keq, tragetet mbërrijnë në orar. Përpunimi i anijeve ndërpritet nga era e fortë