Home Politike Nishani sulmon Bashën nga Tropoja: I ke lënë demokratët 12 vite pa...

Nishani sulmon Bashën nga Tropoja: I ke lënë demokratët 12 vite pa punë, pa bukë, s’marrin shërbim

Kreu i PD në detyrë, Lulzim Basha ditën e djeshme nga Dibra ka sulmuar grupimin  “Për PD” ku tha se komentojnë mendjelehtësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Sot, ish Presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me demokratët e Tropojës i është kundërpërgjigjur ashpër Bashës. Ai u shpreh se këto diskutime nuk janë personale.

Sipas tij, Grupimi për PD është ngritur si një shqetësim dhe një strukturë jo për të dalë kundër PD.

Në këto diskutime nuk ka asnjë lloj arsye personale. Grupi për PD është një një strukturë jo për të dalë kundër Partisë Demokratike.

Kur kemi dalë në këtë grup kemi dalë për PD, sepse jemi në një situatë vërtet të vështirë.

Demokratët janë pa punë, janë pa bukë, nuk marrin shërbime.

A mund ta pranojmë ne këtë situatë të vazhdojë edhe 4 vite edhe 8 vite edhe 12 vite”, u shpreh Nishani.

SOURCEbulevard news
Previous articleHistorike, Kina lejon çiftet që të sjellin në jetë tre fëmijë
Next articleKuvendi: Seanca për shkarkimin e Metës në datë 9 Qershor