Home Politike Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Begaj:Viti që lamë pas, i...

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Begaj:Viti që lamë pas, i vështirë për…

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar.  Ky takim do të analizojë gjendjen e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023, ndërsa pjesëmarrës janë anëtarë të përhershëm të tij dhe të ftuar të tjerë.

Në nisje të mbledhjes Begaj është shprehur se viti që lamë pas, ka qenë i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare.

“Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale. Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij. Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj.

Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike. Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”,tha Begaj.

Previous articleSpotify do të shkurtojë numrin e stafit duke filluar nga kjo javë
Next articleIncident në veri, serbët me veturë sulmojnë patrullën e policisë së Kosovës! Efektivët qëllojnë me armë zjarri drejt tyre