Lookman realizoi dy gola të shpejtë brenda 12 minutash, ndërsa brenda pjesës së parë u shënuan dhe tre gola të tjera me dy ekipet që iu drejtuan dhomave të zhveshjes pas rezultatit 3-2.
Në fraksionin e dytë, Atalanta shënoi edhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-2.
Në përfundim të sfidës, Gjimshiti u vlerësua me notën 6: “Pak i butë në golin e dytë të shënuar nga Spezia, më pas ngriti murin e tij duke i lejuar pak raste kundërshtarëve.
“Ishte e rëndësishme për ne të kalonim këtë turn pasi ky është një kompeticion që na shkon përshtat. Luajtëm me Spezia-n edhe dy javë më parë, e dinim që përballë kishim një rival me cilësi. U treguam të zotë duke shfrytëzuar rastet që krijuam, po rritemi gjithnjë e më shumë”, u shpreh Gjimshti pas ndeshjes.