Home Kosova Ngjarje tronditëse/ E çoi për vizitë te mjeku, nëna shqiptare braktis foshnjën...

Ngjarje tronditëse/ E çoi për vizitë te mjeku, nëna shqiptare braktis foshnjën në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ku një nënë ka braktisur foshnjën disa ditëshe në spitalin e Pejës.

Gruaja kishte dërguar ditën e hënë djalin e porsalindur në spital për t’i bërë një kontroll shëndetësor, por gjatë kontrollit ajo e ka braktisur fëmijën dhe është larguar.

Mësohet se nëna e re i ka dhënë identitet të rremë doktorëve duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e saj.

Policia dhe Prokuroria kanë marrë në dforë rastin dhe po punojnë për identifikimin e gruas, ndërsa foshnja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky nuk është rasti i parë i braktisjes së foshnjave të porsalindura në Kosovë, gjë që ndodh për shkak të kushteve sociale dhe ekonomike apo mospranimi i fëmijës nga babai biologjik dhe nga familja e nënave të reja.

Muajin e kaluar, një nënë nga Prizreni ka bërë një veprim edhe më të rëndë se braktisja, pasi ka lindur në shtëpi dyshohet se e ka mbytur me rroba foshnjën e saj. Ajo është arrestuar dhe gjykata i ka caktuar paraburgim.