Home Maqedonia Nënshkruhet marrëveshja mes mjekëve dhe ministrit Todorov

Nënshkruhet marrëveshja mes mjekëve dhe ministrit Todorov

todorovMinistri i shëndetësisë Nikola Todorv dhe kryetari i sindikatës të mjekëve Grankovski mbrëmë vonë kanë nënshkruar edhe zyrtarisht aneks të marrëveshjes kolektive e cila nënkupton arritjes së marrëveshjes për gjendjen aktuale në shëndetësi dhe zgjidhje të sfidave të ardhshme.

Sindikata është pajtuar që reforma e pagesës sipas meritave të aplikohet pas formimit të lartësive të pagesave. Pastaj, projekti do të modifikohet me përllogaritje kuartale që nënkupton se pagesa sipas meritave do të përllogaritet në çdo tre muaj dhe specialisti do të marrë pagë sipas meritës si mesatare e të tre muajve, që do të hapet mundësi më e madhe për korrigjim brenda këtyre muajve.

Specialistët do të fitojnë rritje të rrogave në lartësi prej 19.2 për qind prej 15 muajve, ku rritjen e parë do ta kenë që nga muaji shkurt për 4.8 për qind. Në muajin tetor do të jetë rritja e dytë prej 4.8 për qind, kurse në muajin maj të vitit të ardhshëm specialistëve do t’iu rritet paga për 9.6 për qind.

Previous articleVV për ministrin Rexhepi: “Nuk mjafton dorëheqja”
Next articleBEYONCE KËNDON NË INAUGURIMIN E OBAMËS